08:10 / 24.01.2026
Mot ekstrem në SHBA: Mbi 144 milionë njerëz paralajmërohën për stuhi
Naser Mekolli /RTKlive
Qendra e Parashikimit të Motit e Shërbimit Kombëtar të SHBA-së (NWS) ka bërë të ditur se mbi 144 milionë persona aktualisht janë nën paralajmërime për stuhi dimërore.
Sipas NWS, kjo stuhi dimërore me ndikim të lartë pritet të sjellë reshje të dendura bore dhe akull katastrofik në një zonë të gjerë, që shtrihet nga Plains dhe Rockies jugore deri në New England, dhe do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës.
Autoritetet apelojnë që qytetarët të ndjekin udhëzimet dhe këshillat e zyrtarëve lokalë për të shmangur rreziqet dhe aksidentet e mundshme.























