Draghi: Evropa të kapërcejë ndasitë e vjetra, të bëhët një fuqi e vërtetë
Naser Mekolli /RTKlive
ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, ka deklaruar se Evropa duhet të kapërcejë “përçarjet” e së kaluarës nëse dëshiron të shndërrohet në një “fuqi të vërtetë globale”.
Duke folur në Universitetin e Leuvenit, Draghi paralajmëroi se, në të kundërtën, Evropa rrezikon të mbetet e “nënshtruar” ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në skenën ndërkombëtare.
“Sot, evropianët kanë një zgjedhje: a do të mbetemi thjesht një treg i madh, i varur nga prioritetet e të tjerëve, apo do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për t’u bërë vetë një fuqi e madhe?”, u shpreh Draghi, raporton AFP.
Ish-kryeministri i Italisë kujtoi gjithashtu raportin e tij të vitit 2024, ku paraqiti rekomandime për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë së Bashkimit Evropian, duke theksuar se BE-ja po mbetet prapa SHBA-së dhe Kinës në inovacion dhe zhvillim ekonomik.
Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të veprojë më shpejt për të shmangur thellimin e mëtejshëm të hendekut në konkurrueshmëri dhe inovacion.























