14:53 / 07.02.2026
BDI: Qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut i pengon gjuha shqipe kudo
Kimete Kasumi/ RTKlive
Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësimin në lidhje me anashkalimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në "Facebook" kjo parti shkruan se në tabelën e vendosur në rrugën Shkup-Tetovë-Gostivar është anashkaluar gjuha shqipe.
Sipas tyre, qeverisë aktuale të Maqedonisë së Veriut nën udhëheqjen e Hristijan Mickoskit, i pengon gjuha shqipe kudo.























