Rusia po planifikon forcim ushtarak për të ndryshuar balancën e fuqisë
Dardan Ramabaja /RTK
Estonia thotë se Rusia po planifikon forcim ushtarak për të zhvendosur balancin e fuqisë në Evropë.
Rusia nuk ka ndërmend të nisë një sulm ushtarak ndaj ndonjë shteti të NATO-s këtë vit apo vitin tjetër, por po nxiton për të rindërtuar forcat e saj ndërsa Evropa përshpejton riarmatimimin e saj, thotë shërbimi i inteligjencës së jashtme të Estonisë në raportin e tij vjetor të martën.
Anëtari i NATO-s, i cili kufizohet me Rusinë, ka qenë një nga kritikët më të ashpër të Moskës dhe një mbështetës i fortë i Ukrainës.
"(Evropa) duhet të investojë në mbrojtje dhe siguri të brendshme, në mënyrë që... në të ardhmen Rusia të arrijë në përfundimin se nuk ka asnjë shans kundër vendeve të NATO-s", u tha gazetarëve kreu i shërbimit Estonez, Kaupo Rosin.
"Ne shohim që udhëheqja ruse është shumë e shqetësuar për... riarmatim evropian, ata shohin se Evropa mund të jetë në gjendje të kryejë veprime të pavarura ushtarake kundër Rusisë brenda dy deri në tre vjetësh". Qëllimi i Rusisë tani është ta "vonojë dhe pengojë" këtë, shtoi ai. Sipas tij, prodhimi i municioneve po zgjerohet aq shpejt sa Rusia do të jetë në gjendje të grumbullojë furnizime për luftërat e ardhshme, ndërsa vazhdon të luftojë në Ukrainë. Çdo sulm rus ndaj Estonisë do të përfshinte dronë "në tokë, në ajër dhe në det, njëkohësisht në të gjithë territorin e Estonisë", shtoi ai.
Inteligjenca estoneze tha se Kremlini vazhdon ta konsiderojë SHBA-në si kundërshtarin e saj kryesor global, ndërsa pretendon se është i gatshëm të bashkëpunojë me qëllim heqjen e sanksioneve të SHBA-së.























