Constantini e Mosaner: Medalja e bronztë në shtëpi ka një emocion ndryshe
BKT
Sport

Constantini e Mosaner: Medalja e bronztë në shtëpi ka një emocion ndryshe

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Në ‘Cortina Curling Olympic Stadium’, Stefania Constantini dhe Amos Mosaner siguruan medaljen e bronztë olimpike, pasi mposhtën Britaninë e Madhe në ndeshjen për vendin e tretë.

Për dyshen italiane, kjo medalje përfaqëson një tjetër sukses të madh në arenën olimpike, pas medaljes së artë të fituar katër vite më parë.

Kësaj radhe, emocioni ishte edhe më i veçantë, pasi gara u zhvillua para publikut vendas.

“Fitimi i kësaj medaljeje para tifozëve tanë është diçka e veçantë, një përvojë krejtësisht e re”, kanë deklaruar Constantini dhe Mosaner në një intervistë ekskluzive për “Olympics”.

Dyshja italiane konfirmon vazhdimësinë në podiumin olimpik, duke dëshmuar se mbetet ndër ekipet më të forta në disiplinën e curlingut në arenën ndërkombëtare.