Diaspora kroate do të ketë festën e saj në atdhe
Hina.hr
Qeveria e Kroacisë ka propozuar organizimin çdo vit të “Javës së kroatëve që jetojnë jashtë vendit”. Ajo do të zhvillohet gjatë javës së fundit të majit, duke u përputhur me Ditën e Shtetësisë – 30 maj.
Iniciativa synon rritjen e dukshmërisë së kroatëve jashtë vendit në shoqërinë kroate dhe forcimin e lidhjeve me ta. Java do të përfshijë një sërë aktivitetesh të organizuara nga shoqatat e kroatëve jashtë vendit, si edhe nga institucione shtetërore, shoqërore, kulturore dhe akademike, njofton hina.hr.
Sipas të dhënave të qeverisë, rreth 3,2 milionë kroatë dhe pasardhës të tyre jetojnë jashtë vendit. Komunitetet më të mëdha janë në SHBA – 1,2 milionë, në Gjermani – 500 mijë, në Argjentinë – 300 mijë, dhe në Australi e Kanada – nga 250 mijë secila.























