Franca triumfon në stafetën 4 x 6 km në biathlon për femra
BKT
Sport

Franca triumfon në stafetën 4 x 6 km në biathlon për femra

Uran Krasniqi / RTKLive

Franca ka fituar medaljen e artë në stafetën 4 x 6 km për femra në biathlon gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Milano-Cortina.

Stafeta është zhvilluar në pistën e Antholz dhe skuadra franceze e ka dominuar garën duke përfunduar me kohën 1:10:22.7.

Kuarteti francez përbëhej nga Camille Bened, Lou Jeanmonnot, Oceane Michelon dhe Julia Simon, e cila në etapën e fundit ka siguruar fitoren duke kaluar vijën e finishit me një epërsi të qartë ndaj suedezes Hanna Oberg, fituese e medaljes së argjendtë. Medalja e bronztë kaa shkuar për norvegjezen Maren Kirkeeide, e cila ka përballuar disa gabime në poligonin e fundit të qitjes.

Ky sukses vjen pas fitores së Francës edhe në stafetën për meshkuj dhe në stafetën miks, duke i dhënë Francës një dominim të plotë në stafetat e biathlonit në këtë Olimpiadë.