Mbi 70 të vrarë pas operacionit kundër `El Menchos`
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbi 70 të vrarë pas operacionit kundër `El Menchos`

Sh.Çoçaj/RTKlive

Një ditë pas operacionit të forcave të sigurisë që përfundoi me vrasjen e një prej figurave më të fuqishme të krimit të organizuar, situata në Meksika është përshkallëzuar ndjeshëm.

Sipas autoriteteve, mbi 70 persona kanë humbur jetën gjatë aksionit për kapjen e Nemesio Oseguera Cervantes dhe në përplasjet që pasuan. I njohur si “El Mencho”, ai drejtonte Jalisco New Generation Cartel, një nga organizatat më të fuqishme kriminale në vend, e përfshirë në trafikun e fentanilit, metamfetaminës dhe kokainës drejt Shtetet e Bashkuara.

Në mesin e viktimave janë pjesëtarë të forcave të sigurisë, të dyshuar si anëtarë të kartelit dhe civilë, ndërsa rrethanat e disa vdekjeve mbeten ende të paqarta. Sipas raportimeve zyrtare, 25 anëtarë të Gardës Kombëtare janë vrarë, rreth 30 të dyshuar janë vrarë në shtetin e Jalisco, ndërsa katër persona të tjerë kanë humbur jetën në Michoacán, mes tyre një roje burgu dhe një agjent i prokurorisë së shtetit.

Pas vrasjes së liderit të tyre, grupet e armatosura reaguan duke ngritur mbi 250 barrikada në 20 shtete dhe duke djegur dhjetëra automjete, çka ka rritur tensionet dhe ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota