Fernandes rigjen formën te Man United, e ardhmja mbetet e hapur
BKT
Sport

Fernandes rigjen formën te Man United, e ardhmja mbetet e hapur

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Me Michael Carrick në krye të skuadrës, Bruno Fernandes po rikthen formën e tij më të mirë, duke u shndërruar sërish në lojtarin vendimtar të Manchester United.

Mesfushori portugez aktualisht është asistuesi më i mirë në Premier League, duke qenë figurë kyçe në organizimin dhe finalizimin e aksioneve sulmuese të “Djajve të Kuq”.

Gjatë afatit kalimtar të dimrit pati spekulime për një largim të mundshëm, por Fernandes ka kontratë deri në vitin 2027 dhe situata e tij mbetet e hapur.

Me 6 gola dhe 13 asiste në 26 paraqitje këtë sezon, ai vazhdon të tregojë se ka ende shumë për të dhënë në “Old Trafford”.

Megjithatë, ditët e fundit emri i tij është rikthyer në qendër të thashethemeve, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja në të ardhmen.