Trumpi ripërsërit pretendimet për kërcënimin iranian
BKT
Rajoni dhe Bota

Trumpi ripërsërit pretendimet për kërcënimin iranian

Sh.Çoçaj/RTKlive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke përshkruar vendimin për të nisur një operacion ushtarak kundër Iranit ka thënë në një video të postuar në rrjetet sociale se Irani po zhvillonte “raketa me rreze të gjatë veprimi që tani mund të kërcënojnë miqtë dhe aleatët tanë të mirë në Evropë, trupat tona të stacionuara jashtë vendit dhe së shpejti mund të arrijnë në tokën amerikane”.

“Ata hodhën poshtë çdo mundësi për të hequr dorë nga ambiciet e tyre bërthamore dhe ne nuk mund ta durojmë më”, ka thënë ai.

Presidneti i SHBA-së, ka thënë se Irani po punonte për raketa që mund të arrinin SHBA-në disa herë në ditët e fundit, megjithëse sipas burimeve të  CNN-it se pohimi nuk mbështetet nga inteligjenca amerikane.

CNN duke cituat burime raporton se nuk ka informacion nga inteligjenca se Irani së shpejti do të ketë një raketë të aftë për të goditur SHBA-në. Megjithatë, Irani ka raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi që mund të kërcënojnë trupat dhe bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, pohuan burimet.

Në fjalimin e tij, Trumpi gjithashtu renditi një sërë ankesash kundër Iranit, duke përfshirë mbështetjen e tij për grupet militante në rajon që kanë kërcënuar trupat dhe anijet tregtare amerikane, dhe mbështetjen e tij për Hamasin. 

Në një video të postuar në Truth Social, Presidenti Donald Trump i inkurajoi iranianët që të marrin kontrollin mbi qeverinë e tyre kur përfundojnë operacionet ushtarake të SHBA-së.

Ai gjithashtu paralajmëroi se jetët amerikane mund të humbasin si rezultat i operacionit të tij ushtarak brenda Iranit. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota