Raportohet i vrarë udhëheqësi suprem i Iranit, ministri i jashtëm e mohon
BKT
Rajoni dhe Bota

Raportohet i vrarë udhëheqësi suprem i Iranit, ministri i jashtëm e mohon

M.Pasoma / RTKlive

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Seyyed Ali Khamenei, është gjallë sipas informacioneve që posedon ai.

“Pothuajse të gjithë zyrtarët janë të sigurt dhe gjallë. Ndoshta kemi humbur një ose dy komandantë, por kjo nuk është një problem i madh”, tha Araghchi, duke folur drejtpërdrejt nga Teherani për transmetuesin NBC pas sulmeve amerikane dhe izraelite.

Ende nuk dihet se kush u vra gjatë sulmeve në Iran. Burime izraelite i thanë CNN-it se kishte optimizëm rreth tyre, por nuk kishte konfirmim që Khamenei ishte vrarë.

Araghchi tha se kishte biseduar me një zyrtar në Gjirin Persik, për t’ua bërë të ditur se Irani nuk kishte qëllim t’i sulmonte ata, por po synonte bazat amerikane si akt vetëmbrojtjeje.

Ai kritikoi SHBA-në për angazhimin në negociata me Iranin, dhe pastaj nisjen e një sulmi. Shtetet e Bashkuara dhe Irani përfunduan raundin e tretë të bisedimeve në Gjenevë të enjten.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota