Netanyahu: Ka shenja se Ayatollah Ali Khamenei `nuk është më`
Gentiana Kelmendi/RTKlive
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka shumë shenja që tregojnë se lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei “nuk është më”, pa e konfirmuar në mënyrë të drejtpërdrejt vdekjen e tij.
Netanyahu tha se bombardimet kanë shkatërruar kompleksin e liderit suprem iranian dhe se “të gjitha indikacionet tregojnë se ky tiran nuk është më gjallë”. Megjithatë, ai nuk konfirmoi në mënyrë të drejtpërdrejtë vdekjen e tij.
Khamenei nuk është parë apo dëgjuar që nga fillimi i sulmeve. Imazhet satelitore tregojnë dëmtime të rënda në kompleksin e sigurisë në Tehran pas bombardimeve të para.
Ministria e Jashtme e Iran më herët deklaroi se lideri suprem dhe presidenti iranian janë “shëndoshë e mirë”.
Autoritetet ndërkombëtare pritet të japin më shumë detaje në vijim, shkruan The Guardian.
Ndërkohë, pak më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka deklaruar se lideri suprem dhe presidenti i vendit janë “shëndoshë e mirë”.























