Kryediplomati iranian: Trump ka bombarduar ‘tryezën e negociatave’
BKT
Rajoni dhe Bota

Kryediplomati iranian: Trump ka bombarduar ‘tryezën e negociatave’

Medina Pasoma / RTK

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi në parim “bombardimin e tryezës së negociatave”.

“Një marrëveshje ishte afër. Ne u larguam nga Gjeneva me mirëkuptimin se do të nënshkruanim një marrëveshje herën tjetër që do të takohemi. Ata që donin ta prishnin diplomacinë ia dolën mbanë në misionin e tyre”, ka shkruar Araghchi në platformën “X”.

 ShBA bashkë me Izraelin dje nisi sulmin ndaj Iranit. Si hakmarrje, ky i fundit iu kundërpërgjigj me sulm ndaj shumë shteteve të Lindjes së Mesme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota