Irani godet me raketa Izraelin, të paktën 9 të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Irani godet me raketa Izraelin, të paktën 9 të vdekur

Sh.Çoçaj/RTKlive

(E plotësuar) Një raketë balistike e lëshuar nga Irani goditi perëndimin e Jerusalemi, duke lënë nëntë të vdekur dhe disa të plagosur, në sulmin e fundit me raketa ndaj Izraelit.

Raketa balistike iraniane goditi një ndërtesë banimi pranë një sinagoge në Beit Shemesh, duke vrarë nëntë persona dhe duke plagosur 28 të tjerë, përfshirë fëmijë.

Raportohet se viktimat ishin brenda një strehimoreje që mori një goditje të drejtpërdrejtë. IDF dhe ekipet e shpëtimit janë duke punuar gjatë natës në vendin e ngjarjes, raporton The Jerusalem Post.

Seri shpërthimesh dëgjohen mbi Jerusalem, zbulohen raketa iraniane

Sirena e sulmeve ajrore është aktivizuar dhe shpërthime janë dëgjuar mbi Jerusalemi Perëndimor, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Izraeli.

“Pak kohë më parë, ushtria izraelite identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e Ushtria Izraelite, e cila shtoi se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimin.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore.

Nga ana tjetër, media iraniane pretendojnë se forcat izraelite kanë goditur një spital në kryeqytetin e Iranit. Sipas raportimeve fillestare, deri më tani nuk ka të dhëna për të vrarë apo të plagosur si pasojë e këtij sulmi të pretenduar.

Situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet në të dyja vendet po monitorojnë zhvillimet, ndërsa priten informacione të mëtejshme zyrtare.

Izraeli godet qendrat komanduese të Gardës Revolucionare të Iranit

Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se ka “çmontuar” Shtabin Luftarak Iranian gjatë një vale të gjerë sulmesh ajrore.

Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF-ja ka deklaruar se objektivi ishte një qendër komanduese ku, sipas saj, ndodheshin operativë të regjimit iranian. 

Sipas njoftimit, sulmet kanë goditur disa qendra komanduese, përfshirë seli që i përkasin Gardë Revolucionare Islamike të Iranit, njësi të inteligjencës, qendra komanduese të forcës ajrore të Gardës, si dhe struktura të sigurisë së brendshme.

IDF-ja e përshkroi operacionin si “valë sulmesh në shkallë të gjerë”, duke theksuar se objektivat kanë karakter ushtarak dhe janë pjesë e infrastrukturës së forcave iraniane. raporton BBC.

“Do të vazhdojmë të shënjestrojmë infrastrukturën ushtarake dhe operativët e regjimit iranian kudo që ata veprojnë”, është thënë në deklaratën e ushtrisë izraelite.

Ndërkohë një aeroplan “Typhoon” i forcës ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, ka rrëzuar me sukses një dron iranian që po lëvizte drejt territorit të Katarit, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas tij, aeroplani po kryente një patrullim ajror mbrojtës dhe përdori një raketë për të neutralizuar dronin.

“Avioni ajror ‘Typhoon’ po kryente një patrullim ajror mbrojtës dhe përdori një raketë për të rrëzuar dronin, duke garantuar sigurinë e hapësirës ajrore të Katarit dhe interesat britanike në rajon”, thuhet në deklaratë, raporton BBC.

Autoritetet britanike nuk dhanë detaje shtesë mbi rastin, duke e përshkruar operacionin si masë parandaluese për të ruajtur stabilitetin rajonal.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota