23:27 / 01.03.2026
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e saj ushtarake
Sh.Çoçaj|RTKlive
Kryeministri Keir Starmer, ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar do t’i lejojë SHBA-së të ndërmarrë veprime mbrojtëse kundër Iranit nga bazat ushtarake britanike.
"SHBA-ja ka kërkuar leje për të përdorur bazat britanike për atë qëllim specifik dhe të kufizuar mbrojtës. Ne kemi vendosur ta pranojmë këtë kërkesë, për ta penguar Iranin që të lëshojë raketa nëpër rajon, duke vrarë civilë të pafajshëm, duke vënë në rrezik jetën e britanikëve dhe duke goditur vende që nuk janë të përfshira", tha Starmer përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas tij, Mbretëria e Bashkuar nuk do t’u bashkohet këtyre sulmeve, por se do të vazhdojë me "veprimet e saj mbrojtëse në rajon".























