Irani përjeton ndërprerje pothuajse totale të internetit
B.Halimi|RTKlive
Irani po përjeton një ndërprerje thuajse totale të internetit, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin vijojnë të përshkallëzohen, raporton Reuters dhe organizata globale e monitorimit të internetit NetBlocks.
Sipas NetBlocks, lidhja e internetit ka rënë në vetëm rreth 4 % të niveleve normale, duke lënë mbi 90 milionë qytetarë pa akses të rregullt në rrjetin global. Ky nivel i ulët i lidhshmërisë është afër një “blackout”-i total kombëtar, duke kufizuar seri komunikimi brenda dhe jashtë vendit. Autoritetet iraniane ende nuk kanë komentuar zyrtarisht mbi shkakun e ndërprerjes.
Ndërprerje të tilla janë përdorur më parë nga regjimi gjatë valëve të protestave dhe krizave të brendshme për të kufizuar qarkullimin e informacionit, duke përfshirë një ‘blackout’ të ngjashëm në muajin janar 2026, kur lidhja e internetit u zbeh për ditë me radhë gjatë trazirave popullore.
Paralelisht, ekspertë të sigurisë kibernetike raportojnë një valë sulmesh kibernetike ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë faqet e lajmeve të lidhura me qeverinë dhe një aplikacion të njohur fetar me mbi 5 milionë shkarkime, të komprometuar me mesazhe që bënin thirrje për dorëzimin e armëve dhe bashkim me protestuesit. Komandat e SHBA-së nuk kanë komentuar publikisht mbi përfshirjen në këto sulme.
Analistët e sigurisë paralajmërojnë se tensionet kibernetike dhe pozicionet e konflikteve mund të çojnë në sulm kibernetik të mëtejshëm nga grupe të lidhura me Iranin, duke targetuar infrastruktura energjetike, financiare dhe kritike në rajon.
Ky ‘blackout’ vjen në një kohë kur SHBA dhe Izraeli kanë zhvilluar sulme ajrore kundër objektivave iraniane, duke shënuar një përshkallëzim të ndjeshëm të konfliktit që ka prekur gjithashtu tregjet energjetike dhe sigurinë rajonale.























