Irani shënjestron selinë e forcave kurde iraniane në Irak
BKT
Foto| BBC
Rajoni dhe Bota

Irani shënjestron selinë e forcave kurde iraniane në Irak

Afet Bela|RTKLive

Ushtria e Iranit njofton se ka shënjestruar selinë e `forcave kurde iraniane` në veri të Irakut, duke shtuar sulmet ndaj rajoneve kurde si në Iran ashtu edhe në Irak.

Ushtria tha se sulmoi “grupet kurde kundër revolucionit në Kurdistanin irakian me tre raketa”. Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në sulmet e së martës dhe së mërkurës, ka konfirmuar BBC.

Teherani po intensifikon sulmet ndaj grupeve kurde iraniane në Irak mes raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që ato t’i bashkohen luftës kundër Iranit, ndërsa sulmet amerikane dhe izraelite vazhdojnë.

Partitë opozitare kurde iraniane në Irak kanë mohuar raportimet se disa nga forcat e tyre kanë kaluar në Iran.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota