Trump: Duam të luftojmë tani më shumë se ata
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump: Duam të luftojmë tani më shumë se ata

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara po godasin objektivat iraniane “çdo orë” në kuadër të tensioneve me Iran.

Trump tha se SHBA-ja “duan të luftojnë tani më shumë se ata”, duke shtuar se Irani po kërkon marrëveshje, por sipas tij është “pak vonë”. 

Ai tha se Irani po kërkon marrëveshje, por sipas tij është “pak vonë”. Ai shtoi se ushtria amerikane, së bashku me aleatët, po “shkatërron totalisht” objektivat iraniane dhe se sulmet ndaj dronëve dhe raketave iraniane po kryhen “çdo orë”.

Sipas tij, Irani nuk ka më fuqi ajrore apo mbrojtje ajrore funksionale dhe akuzoi qeverinë iraniane për dëmtimin e popullit iranian.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë me ekipin kampion të Inter Miami CF.

Trump po ashtu tha se ka një plan për uljen e çmimeve të naftës gjatë konfliktit.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi për NBC News se Irani nuk sheh arsye për të nisur negociata me SHBA-në, duke theksuar mungesën e përvojës pozitive në bisedime. / Burimi: BBC


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota