Trump deklaron se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump deklaron se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti

Luan Qorraj / RTK

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sugjeruar se lufta kundër Iranit mund të përfundon së shpejti.

Edhe pse më parë deklaroi se kjo luftë do të zgjasë edhe katër apo pesë javë sot, gjatë një interviste, dhënë rrjetit NBC , Trump tha se Forcat Amerikane janë duke i përfunduar operacionet më shpejtë se sa ishte paraparë dhe se ai mendon se "Lufta është së tepërmi e përfunduar".

 Këto deklarata erdhën pak pasi që Trump , duke komentuar rreth zgjedhjes së udhëheqësit të ri suprem të Iranit, tha se emërimi i Mojtaba Khamenei-it ka qenë një gabim i madh.

 Më herë, Teherani zyrtar konfirmoi se këshilli i klerikëve e ka emëruar djalin e ish-udhëheqësit suprem, Ayatollah Ali Khameney, Moxhtaba Khamenei-n, si udhëheqësin e ri të vendit. Moxhtaba njihet si përkrahës i fuqishëm i politikave të babait të tij dhe besohet se do të vazhdon me to.

Pas shpalljes së udhëheqësit të ri, mediumet shtetërore transmetuan pamje të tubimeve masive të organizuara në shenjë përkrahje për Moxhtaba Khamenein dhe regjimin në Teheran përderisa krerët e Gardës Republikane, Forcave të Armatosura, institucioneve të ndryshme si dhe politikan individual në mënyrë publike u zotuan për besnikëri ndaj udhëheqësit të ri suprem


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota