Europa dhe Japonia ndërhyjnë për të stabilizuar çmimet e energjisë
BKT
Foto: businesstime
Rajoni dhe Bota

Europa dhe Japonia ndërhyjnë për të stabilizuar çmimet e energjisë

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Fuqitë evropiane dhe Japonia njoftuan të enjten se do të ndërmarrin veprime për të stabilizuar tregjet e energjisë dhe për të hapur pikën kyçe të energjisë në Gjirin Persik, pas sulmeve mbi impiantet energjetike që përshkallëzuan luftën SHBA-Izrael me Iranin.

Sulmet iraniane në Qytetin Industrial Ras Laffan të Katarit shkaktuan dëmtime të mëdha, ndërsa porti kryesor i Arabisë Saudite në Detin e Kuq u sulmua. Sulmet kanë goditur edhe impiantet e UAE-së dhe dy rafineritë në Kuvajt.

Britania, Franca, Gjermania, Italia, Holanda dhe Japonia deklaruan gatishmërinë për të siguruar kalimin e sigurt përmes ngushticës së Hormuzit dhe për të stabilizuar tregjet e energjisë duke bashkëpunuar me disa shtete prodhuese për të rritur prodhimin.

QatarEnergy njoftoi se sulmet kanë ndaluar një të gjashtën e eksporteve të gazit, me vlerë 20 miliardë dollarë në vit, dhe riparimet pritet të zgjasin tre deri pesë vjet. Çmimi i naftës Brent u rrit në 112 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e gazit në Evropë u rritën mbi 15%.

Trump tha se SHBA nuk kishte dijeni për sulmin izraelit mbi fushën e gazit South Pars dhe paralajmëroi për shkatërrimin e saj në rast të sulmeve të reja. Mediet izraelite raportuan dëme në portin e Haifas, pa viktima.

Stoqet japoneze dhe koreane ranë rreth 3%, indeksi pan-evropian STOXX ra 2.3%, ndërsa Dow Jones në Wall Street ra 1%.

Ushtria iraniane tha se sulmet mbi infrastrukturën energjetike kanë shënuar “një fazë të re të luftës”. / Burimi:Reuters


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota