Papa Leo e quan luftën në Lindjen e Mesme një skandal për njerëzimin
BKT
Rajoni dhe Bota

Papa Leo e quan luftën në Lindjen e Mesme një skandal për njerëzimin

Sh.Çoçaj|RTKlive

Papa Leo e quajti vdekjen dhe shkatërrimin e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme një skandal për të gjithë familjen njerëzore, duke bërë përsëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.

Ndërsa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e katërt, kreu i parë i Kishës Katolike, tha se po e ndiqte me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme dhe rajone të tjera të prekura nga konflikti dhe dhuna.

"Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pafuqishme të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin", tha Papa gjatë lutjes javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai përsëriti thirrjen e tij për besimtarët që të këmbëngulin në lutje në mënyrë që armiqësitë të mund të marrin fund dhe më në fund të hapet rruga drejt paqes.  


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota