Trump: Bisedimet drejt zgjidhjes së luftës, ndalohen sulmet për 5 ditë
RTK
Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ka pasur bisedime produktive për një “zgjidhje të plotë dhe totale” të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Ai shton se do të “shtyjë çdo sulm ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane” për një periudhë pesëditore.
“Jam i lumtur të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë pasur gjatë dy ditëve të fundit bisedime shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në karakterin dhe tonin e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo dhe të gjitha sulmet ushtarake ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesëditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, ka shkruar ai në rrjetin social Truth Social.























