Ukraina: Rusia duket se ka filluar një ofensivë pranverore
Luan Qorraj / RTK
Zyrtarët Ukrainas kanë thënë se Rusia duket të jetë duke e filluar një ofanzivë pranverore në pjesën lindore të vendit duke intensifikuar sulmet në pjesë të ndryshme të frontit dhe duke rritur përdorimin e tankeve dhe mjeteve të korracuara në sekcione të ndryshme të frontit të gjatë më shumë se 1 mijë kilometra.
Sipas Kievit zyrtar, gjatë ditëve të kaluara, me përmirësimin e motit, Rusia është duke nisur rreth 200 sulme në ditë në gati të gjithë sektorët. Gjithashtu është vërejtur se Rusia përsëri filloi me përdorimin e dhjetëra tankeve dhe autoblindave si dhe qindra ushtarëve për çdo sulm, duke sjellë kështu numër të lartë të viktimave në mesin e forcave ruse por , pa suksese të menjëhershme.
Si pjesë e kësaj ofanzive, Rusia gjithashtu kreu njërin prej sulmeve më të mëdha ditore që nga fillimi i luftës duke lansuar më shumë se 400 fluturake pa pilot, në disa valë, drejtë caqeve në pjesët jugore dhe qendrore të Ukrainës. Përveç bazave ushtarake, këto valë gjithashtu shënjestruan edhe infrastrukturë energjetike dhe caqe civile .
Gjatë javëve të kaluara forcat ukrainase kanë arritur të ri-kthejnë kontrollin e qindra kilometrave të territorit që mbahej prej Rusisë që nga viti 2022 dhe të intensifikon edhe më tej fushatën e sulmeve brenda Rusisë. Megjithatë, fillimi i ofanzivës pranverore të Rusisë ka nxitur ekspertët të shprehin drojën që fushata ruse mund të pezullon sukseset e mbrojtësve gjatë periudhës së kaluar.























