Izraeli thotë se ka vrarë kreun e marinës së Iranit, Alireza Tangsiri
Tensionet mes SHBA-së, Iranit dhe Izraelit po thellohen, ndërsa diplomacia amerikane përpiqet të balancojë konfliktin në Lindjen e Mesme me përgatitjet për vizitën historike të presidentit Donald Trump në Kinë Abbas Araghchi, këmbëngul se Irani nuk ka ndërmend të negociojë për momentin dhe çdo komunikim përmes vendeve të treta “nuk përbën dialog”.
Në zhvillimet e fundit, Izraeli njoftoi se ka vrarë kreun e marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Alireza Tangsiri, i cili mbikëqyrte bllokadën e Ngushticës së Hormuzit. Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, tha se Tangsiri ishte përgjegjës për bllokimin dhe “tashmë është neutralizuar”.
Vizita e presidentit Trump në Kinë, fillimisht planifikuar për 31 mars, u shty për shkak të operacioneve ushtarake kundër Iranit. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ai do të udhëtojë më 14–15 maj, duke shënuar vizitën e parë të një presidenti amerikan në Pekin pas pothuajse një dekade. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se presidenti Xi Jinping e ka kuptuar dhe pranuar shtyrjen për shkak të zhvillimeve në Iran.
Ministria kineze e jashtme tha se të dyja palët janë në komunikim të vazhdueshëm dhe diplomacia në nivel liderësh ka “rol strategjik të pazëvendësueshëm”. Vizita pritet të jetë vendimtare për uljen e tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha të botës, të përfshira prej vitesh në rivalitet tregtar, teknologjik dhe gjeopolitik. Media shtetërore kineze ka inkurajuar zgjerimin e kontakteve SHBA–Kinë, duke e cilësuar mungesën e vizitave të nivelit të lartë “jonormale”.























