Barça në ankth për Raphinha-n, dyshohet për lëndim serioz
BKT
Sport

Barça në ankth për Raphinha-n, dyshohet për lëndim serioz

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Klubi spanjoll, Barcelona po pret me shqetësim rezultatet mjekësore të Raphinha, pasi kapiteni i Brazilit u detyrua të largohej nga loja në pushimin e pjesës së parë gjatë miqësores ndaj Francës.

Sulmuesi anësor u zëvendësua me vendim të trajnerit Carlo Ancelotti, pasi kishte ndier shqetësime muskulore në këmbën e djathtë.

Klubi katalanas është në pritje të kontakteve me stafin mjekësor të Brazilit, për të mësuar shkallën e saktë të lëndimit, ndërsa lojtari pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara gjatë ditës.

Më pas do të merret vendimi nëse Raphinha do të qëndrojë me përfaqësuesen për miqësoren e radhës ndaj Kroacisë të mërkurën, apo do të rikthehet para kohe në Barcelonë.

Në zyrat e Barcelonës mbizotëron optimizmi i kujdesshëm, me shpresën se bëhet fjalë vetëm për një shqetësim të lehtë dhe jo për një lëndim serioz.

Megjithatë, raportime nga kampi i Brazilit sugjerojnë se mund të jetë një lëndim në muskujt e kofshës – në të njëjtën zonë që e mbajti lojtarin jashtë fushave për rreth dy muaj në fund të vitit të kaluar.

Nëse ky skenar konfirmohet, do të ishte një goditje e rëndë për Barcelonën në një fazë vendimtare të sezonit.