Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran
BKT
Rajoni dhe Bota

Mediat: Trumpi konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

DW

Sipas një raporti mediatik, Presidenti i SHBA Trump po shqyrton vendosjen e trupave tokësore për të nxjerrë afërsisht 400 kilogramë uranium të pasuruar shumë, të futur thellë nën objektet bërthamore iraniane.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli po vazhdojnë sulmet e tyre masive në Iran, ndërsa lufta hyn në javën e saj të pestë. Po a po planifikon Presidenti i SHBA, Donald Trump një  ofensivë tokësore në Iran ? Sipas Wall Street Journal, që citojnë zyrtarë amerikanë,  Presidenti i SHBA, Donald Trump  aktualisht po vlerëson se sa e rrezikshme do të ishte një operacion për nxjerrjen e uraniumit për trupat tokësore. Thuhet se Presidenti ende nuk ka marrë një vendim. Megjithatë, Trumpi është përgjithësisht i hapur ndaj kësaj ideje, pasi një operacion ushtarak i tillë mund t'i ndihmojë të arrijë qëllimin e tij kryesor – pra, të parandalojë që Irani të prodhojë ndonjëherë armë bërthamore.

Përpara se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të nisnin sulmet ajrore kundër Iranit qershorin e kaluar, gjatë të cilave u bombarduan tre objekte bërthamore, vendi zotëronte, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), më shumë se 400 kilogramë uranium me një pastërti prej 60%. Për prodhimin e armëve bërthamore, kërkohet një pastërti mbi 90%. Sipas vlerësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Grossi, uraniumi ndodhet kryesisht në tunele nëntokësore dhe vende depozitimi në objektet bërthamore të Isfahanit dhe Natanzit, të dyja të cilat u bombarduan nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli  qershorin e kaluar.

Ishulli Kharg në fokus të planeve për ofensivë tokësore

Pentagoni kishte urdhëruar dislokimin e rreth 10.000 trupave të trajnuara për kapjen dhe sigurimin e territorit. Sipas ekspertëve, një sulm ndaj Khargut do të ishte i rrezikshëm. Pasi të ishte kapur dhe pushtuar ishulli, ushtarët amerikanë mund të bëheshin objektiv i lehtë për sulmet iraniane.

Irani paralajmëron SHBA të mos nisë ofensivë tokësore

Kryetari i Parlamentit iranian, Ghalibaf i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër përshkallëzimit. Ai pretendoi se Uashingtoni po sinjalizonte një gatishmëri për të negociuar, por po planifikonte fshehurazi një sulm tokësor. Ai e përshkroi këtë si taktikë diversioni. Irani tha se është i përgatitur dhe nuk do të pranojë asnjë poshtërim. Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane i tha transmetuesit shtetëror IRIB se një ofensivë tokësore ose pushtimi i çdo pjese të territorit iranian do të ishte një "ëndërr e kotë” – dhe se ata thjesht po prisnin një veprim të tillë..


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota