Trump kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën nëse nuk hapet Hormuzi
BKT
Foto: Getty Images
Rajoni dhe Bota

Trump kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën nëse nuk hapet Hormuzi

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të shënjestrojnë centralet elektrike dhe urat e Iranit të martën, nëse Strait of Hormuz nuk rihapet.

“E marta do të jetë dita e centraleve elektrike dhe e urave, të gjitha në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!!”, shkroi ai në Truth Social, duke iu referuar kësaj rruge kyçe detare që Teherani e ka bllokuar që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më shumë se një muaj më parë.

“Rihapeni ngushticën, përndryshe do të jetoni në ferr – vetëm shikoni!”, shtoi Trump, duke përfunduar postimin me: “Lavdi Allahut.”

Presidenti amerikan njoftoi se do të mbajë një konferencë për shtyp të hënën në Zyrën Ovale, pasi ushtria amerikane shpëtoi dy pilotë amerikanë, avioni i të cilëve ishte rrëzuar në Iran. / Burimi: Reuters


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota