Irani refuzon armëpushimin 45-ditor, tensionet me SHBA-në thellohen
BKT
Rajoni dhe Bota

Irani refuzon armëpushimin 45-ditor, tensionet me SHBA-në thellohen

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Irani ka refuzuar një propozim të ri për armëpushim 45-ditor, të dërguar nga Egjipti, Pakistani dhe Turqia, ndërsa SHBA-ja ende nuk ka reaguar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, e quajti planin “illogjik” dhe theksoi se Irani nuk mund të negociojë nën kërcënim.

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, SHBA-ja mund të godasë centrale dhe ura kritike. Ai e shprehu këtë në një postim të fortë në rrjetet sociale, ndërsa afatet e tij për veprime ushtarake vazhdojnë të luhaten.

Autoritetet iraniane, nga ana e tyre, e quajnë Trump një figurë “të paqëndrueshme” dhe insistojnë se vendi do të mbrojë sigurinë kombëtare “me gjithë fuqinë e tij”. Teherani kërkon gjithashtu garanci dhe kompensime financiare për të marrë pjesë në çdo negociatë.

Të hënën, SHBA-ja dhe Izraeli kryen sulme ndaj Iranit, duke vrarë mbi 25 persona dhe goditur fushën e gazit South Pars. Irani u përgjigj me raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit, duke rritur tensionet në rajon. / Burimi: Euro News


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota