Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll

Valbona Thaçi / RTKLive

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pranë ndërtesës së konsullatës izraelite në Stamboll, duke lënë të vrarë të paktën një person dhe disa të plagosur, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sipas autoriteteve turke, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë, duke shkaktuar një shkëmbim zjarri në zonë.

“Gjatë incidentit ka pasur përleshje me armë zjarri mes policisë dhe sulmuesve”, bëhet e ditur në raportime.

Autoritetet kanë konfirmuar se një nga sulmuesit është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë vënë nën kontroll nga forcat e sigurisë.

Po ashtu, disa zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Zona përreth është izoluar, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e sulmit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota