11:48 / 17.04.2026
Trump: SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes
Flutura Bekqeli /RTK
Donald Trump ka deklaruar se SHBA dhe Irani janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje dhe se bisedimet mund të rifillojnë këtë fundjavë.
Në të njëjtën kohë, ai e ka quajtur “ditë historike” për Libanin pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Hezbollahut, pavarësisht raportimeve për shkelje të marrëveshjes dhe vazhdim të tensioneve në terren.
Trump gjithashtu tha se një takim mes Izraelit dhe Libanit mund të zhvillohet brenda dy javësh, ndërsa paralelisht po diskutohen përpjekje ndërkombëtare për stabilizimin e situatës dhe rihapjen e ngushticave tregtare në rajon.























