Irani: Dallime të mëdha mbeten pavarësisht përparimit në bisedimet e paqes
Sh.Çoçaj/RTKlive
Irani njoftoi se e ka mbyllur përsëri Ngushticën e Hormuzit. Ai thotë se do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-të të heqin bllokadën e porteve iraniane. Agjencia Britanike e Sigurisë Detare raportoi se një anije cisternë dhe një anije kontejnerësh që përpiqeshin të kalonin nëpër ngushticë u sulmuan në brigjet e Omanit.
Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamad Baqer Qalibaf, tha për mediat shtetërore se ende ka dallime të mëdha në bisedimet e paqes midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Qalibaf mori pjesë në bisedimet e paqes në Islamabad, duke folur me një delegacion amerikan të udhëhequr nga zëvendëspresidenti JD Vance, të cilat u ndërprenë vetëm pas një dite.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bllokada amerikane do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje paqeje e përhershme me Teheranin dhe se një armëpushim i përkohshëm me Iranin, i cili skadon të mërkurën, nuk mund të zgjatet.
- Ne e kontrollojmë ngushticën. Në ditët e fundit, SHBA-të e kanë mbajtur atë nën rrethim. Çfarë do të thotë kjo? Të gjithë po kalojnë, por Iranit nuk i lejohet. Çfarë vendimi budalla dhe injorant, tha Mohamad Baqer Qalibaf , kryetari i parlamentit iranian.























