08:09 / 15.05.2026
Trump paralajmëron Iranin: Koha për marrëveshje po mbaron
N.M. /RTKlive
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të tregojë shumë durim ndaj Iranit, duke i bërë thirrje Teheranit të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Irani duhet të veprojë shpejt, ndërsa shtoi se çështja e rikthimit të uraniumit të pasuruar lidhet më shumë me perceptimin sesa me sigurinë.
“Unë nuk do të jem i durueshëm gjatë. Ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, ka thënë Trump.























