OBSH: Sëmundja e Ebolës po përhapet shumë më shpejt
Luan Qorraj / RTK
Organizata botërore e shëndetësisë ka thënë se numri i vdekjeve të konfirmuara nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në, së paku 13 përderisa 513 persona të tjerë janë infektuar.
Gjithashtu ka raporte për raste të reja të infektimit si dhe së paku 2 vdekje në Ugandë përderisa ka njoftime të pakonfirmuara për raste të Ebolas edhe në së paku 2 vende tjera afrikane.
OBSH tha edhe se këta numra janë numrat përfundimtar dhe se beson që sëmundja po përhapet shumë më shpejtë se sa që besohej fillimisht dhe se besohet se, momentalisht, mund të jenë më shumë se 1000 raste aktive vetëm në Kongo, si dhe qindra raste të tjera në vendet fqinjë.
Njëri prej problemeve me të cilat po ballafaqohet OBSH është fakti se infektimi i përhapet nëpër rajone të izoluara ku, një numër i madh i rasteve,, mund të kalon pa u raportuar.
Njëkohësisht kryqi i kuq paralajmëroi se kjo sëmundje përhapet shpejtë dhe se komunitetet të cilat nuk janë në gjendje të identifikojnë rastet në fazat e hershme rrezikojnë pasoja katastrofike nga përhapja.
Shumë vende të rajonit kanë filluar me kontrolle të rritura kufitare me qellim të parandalimit të përhapjes përderisa SHBA-t kanë ndërmarrë masa për të parandaluar individë që mund të jenë të infektuar që të hynë në vend
Ekspertët kanë shtuar edhe se ky variacion i virusit, është tejet i rrezikshëm pasi qe për të nuk ka terapi apo vaksinë efektive përderisa prej 30 deri 40 përqind të të infektuarve vdesin nga pasojat e sëmundjes pak ditë pas infektimit.























