Trump lidh Marrëveshjet e Abrahamit me negociatat për Iranin
G.K/RTKlive
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se ka kërkuar nga Arabia Saudite, Katari, Pakistani, Turqia, Egjipti dhe Jordania që t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, në kuadër të përpjekjeve për një marrëveshje me Iranin.
Pakistani e ka refuzuar propozimin, ndërsa vendet e tjera nuk kanë reaguar publikisht.
Trump tha se ka biseduar me liderët e këtyre vendeve, si dhe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, të cilët tashmë janë pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit.
“Po kërkoj që të gjitha vendet të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit dhe nëse Irani nënshkruan marrëveshjen, të bëhen pjesë e këtij koalicioni,” shkroi Trump në Truth Social.
Sipas një burimi pakistanez, çështja e Iranit dhe Marrëveshjeve të Abrahamit “nuk janë të lidhura dhe nuk mund të lidhen”.
As zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka komentuar.
Arabia Saudite ka theksuar më herët se nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pa një plan për shtetësi palestineze.
Egjipti, Jordania dhe Turqia tashmë kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, por të tensionuara pas luftës në Gaza.
Trump tha gjithashtu se negociatat me Iranin po ecin mirë, por nuk dha detaje. / Burimi: Reuters























