Libani: Hezbollah pajtohet për ndaljen reciproke të sulmeve me Izraelin
BKT
Rajoni dhe Bota

Libani: Hezbollah pajtohet për ndaljen reciproke të sulmeve me Izraelin

RTKLive

Libani thotë se Hezbollah ka pranuar një plan amerikan për të ndalur sulmet ndaj Izraelit, ndërsa Izraeli të mos sulmojë kryeqytetin libanez, Bejrutin.

Ambasada e Libanit në SHBA njoftoi se ka marrë konfirmimin se Hezbollah ka pranuar propozimin amerikan për një ndërprerje reciproke të sulmeve, raporton BBC.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e konfirmoi marrëveshjen, por paralajmëroi se sulmet ndaj Bejrutit do të vazhdojnë nëse Hezbollah nuk ndalon sulmet ndaj qyteteve dhe civilëve izraelitë.

Deklaratat erdhën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se kishte biseduar me Netanyahun dhe përfaqësues të Hezbollahut dhe se palët kishin rënë dakord për ndalimin e të gjitha luftimeve.

Në deklaratën e saj, ambasada libaneze tha se sipas marrëveshjes së propozuar, sulmet izraelite ndaj periferive jugore të Bejrutit do të ndalen, ndërsa Hezbollah do të përmbahet nga sulmet kundër Izraelit. Armëpushimi pritet të zgjerohet në të gjithë territorin e Libanit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota