SHBA dhe Irani përsëri këmbejnë sulme, Izraeli sulmon caqe në Liban
Luan Qorraj / RTK
Forcat amerikane dhe ato iraniane kanë këmbyer sulme të reja, përderisa tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit mbesin të larta.
Përderisa diplomatët vazhdojnë të tentojnë të gjenë një zgjidhje afatgjatë për Lindjen e Mesme palët e përfshira vazhdojnë me sulme dhe kundër-sulme, edhe pse, me intensitet më të vogël se më parë.
Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme të reja ndaj pozitave të forcave iraniane në Ishullin Qeshm dhe në afërsinë e qyteteve Sirik dhe Bandar-e Lengeh - njëkohësisht garda revolucionare e Iranit ka sulmuar baza ushtarake amerikane në Bahrain dhe Kuvait dhe është kërcënuar me sulme edhe më të fuqishme në të ardhmen.
Këmbimi i sulmeve vije pasi që forcat iraniane goditën një anije tregtare e cila ishte duke kaluar në Ngushticën e Hormuzit duke ngritur përsëri çështjen se kush e kontrollon atë. Përderisa Washingtoni thotë se Amerika e mbanë kontrollin e plotë të ngushticës Teherani zyrtar insiston se, sipas marrëveshjes, edhe së paku 30 ditë Irani do ta ketë kontrollin e Hormuzit.
Në anën tjetër është raportuar se, një ditë pas marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Libanit, për ndalimin e luftimeve, Forcat Izraelite përsëri bombarduan caqe të Hezbollahut.























