Pesë të vdekur nga të shtënat në Gjermani, arrestohet një i dyshuar
B.H./RTKlive
Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën të hënën në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, kanë konfirmuar autoritetet gjermane. Një i dyshuar është arrestuar, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në zonën e Dankersstraße, ku është zhvilluar një operacion i madh policor. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të rendit.
Mediat gjermane raportojnë se të shtënat kanë ndodhur pranë një qendre rinore në qendër të qytetit, por policia ende nuk ka dhënë detaje të plota për viktimat apo rrethanat e ngjarjes. Hetimet janë në vazhdim.
Stade ndodhet rreth 40 kilometra në perëndim të Hamburgut dhe ka afërsisht 50 mijë banorë.























