Zjarri në jugun e Francës po u afrohet zonave të banuara
Luan Qorraj / RTK
Mijëra familje janë evakuuar nga qytetet dhe fshatrat në jug të Francës, ndërsa një zjarr i përmasave të mëdha vazhdon të përhapet në rajonin e Pirenejve.
Zyrtarët në jugun e Francës, kanë urdhëruar evakuimin e mijëra familjeve nga qytetet dhe fshatrat që gjinden në bazën e vargmaleve pirine, ku po vazhdon të përhapet një zjarr masiv i cili tanimë ka shkatërruar mijëra hektarë të maleve dhe është duke rrezikuar vendbanime.
Sipas autoriteteve, dhjetëra fshatra dhe qytetëza janë tani në rrezik të drejtpërdrejtë nga zjarret të cilat, në disa raste, i janë afruar shtëpive në më pak se 300 metra.
Situata është e tillë sa që zjarrfikësit francez nuk mjaftojnë për të ndaluar përhapjen dhe komisioni evropian ka thënë se do të dërgoj mjete dhe ekipe emergjente për ti ndihmuar zjarrfikësve francez në tent8met e tyre që ta vënë zjarrin nën kontroll.
Thatësira e shkaktuar nga vala e të nxehtit të muajit qershor, si dhe erërat e fuqishme po e ndihmojnë përhapjen e zjarrit i cili, përveç Francës, ka filluar të përhapet edhe në Spanjë. Ekspertët kanë thënë se ky zjarr mund të përhapet edhe më tej për shkak të erërave dhe thatësirës ekzistuese, duke përfshirë rajone të tëra të Francës dhe Spanjës.























