08:22 / 08.07.2026
Rutte: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin `absolutisht të nevojshme`
G.K/RTKlive
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit ishin "absolutisht të nevojshme", duke e akuzuar Teheranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
Duke folur në margjinat e samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara, Rutte tha se reagimi i SHBA-së ishte i domosdoshëm dhe theksoi se "është krejtësisht thelbësore që SHBA-ja të përgjigjet me vendosmëri" ndaj shkeljeve të armëpushimit.
Raundi i fundit i sulmeve të SHBA-së kundër Iranit ka ndodhur në sfondin e samitit të NATO-s, i cili filloi dje në kryeqytetin turk, Ankara. / BBC























