Tre të vrarë në një sulm me armë zjarri në Seattle të SHBA-ve
BKT
Foto| Reuters
Rajoni dhe Bota

Tre të vrarë në një sulm me armë zjarri në Seattle të SHBA-ve

A.B|RTKlive

Policia është ende në kërkim të një të dyshuari të dytë, pasi tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në një të shtëna me armë zjarri në Seattle Centre, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara.

Të shtënat u dëgjuan në orën 18:01 sipas kohës lokale të dielën, ndërsa mijëra familje po merrnin pjesë në festivalin vjetor të ushqimit.

Dëshmitarët thanë se vrapuan për t'u strehuar, ndërsa disa u futën brenda kullës së njohur Space Needle për t'u mbrojtur.

Një i dyshuar u arrestua në vendngjarje, ndërsa një i dyshuar i dytë u largua nga policia dhe kërkimet për kapjen e tij vazhdojnë, tha zëvendësshefi i Policisë së Seattle-it, Tyrone Davis.

Duke folur për mediat të hënën, Davis tha se dy të dyshuarit besohet se po qëllonin ndaj njëri-tjetrit.

Katër persona, përfshirë një djalë dyvjeçar, mbeten të shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme.

Kryetarja e Bashkisë së Seattle-it, Katie Wilson, e cilësoi ngjarjen si një "tragjedi të pabesueshme dhe një akt të tmerrshëm dhune", duke theksuar se duhet bërë më shumë për të luftuar dhunën me armë në Seattle dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota