Zjarret masive në Francë e Spanjë: mbi 300 mijë persona të evakuuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarret masive në Francë e Spanjë: mbi 300 mijë persona të evakuuar

A.B|RTKLIve

Zjarrfikësit po përballen me zjarre të mëdha pyjore në Francë dhe Spanjë, ndërsa një nga vatrat e zjarrit ndodhet vetëm rreth 15 kilometra larg jugut të Bordosë në Francë.

Në rajonin Gironde është krijuar një stuhi gjigante zjarri, e shkaktuar nga flakët që krijojnë vetë erëra të fuqishme dhe vetëtima.

Zjarri pranë Bordosë nuk është përkeqësuar gjatë natës, raporton korrespondenti i BBC-së. Erërat janë qetësuar dhe ka pasur edhe pak reshje shiu.

Një grua britanike që jeton pranë zonës i ka thënë BBC-së se situata ishte si të ishe “në një zonë lufte”.

Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon një takim urgjent, ndërsa kryeministri spanjoll Pedro Sánchez po viziton zonat e prekura nga zjarret në Valencia.

Më shumë se 300 mijë persona janë evakuuar në të dyja vendet, ndërsa shumë prej tyre po qëndrojnë të strehuar në palestra sportive ose qendra ekspozitash, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota