SHBA dhe Irani ndalin sulmet për t`i dhënë mundësi diplomacisë
BKT
Rajoni dhe Bota

SHBA dhe Irani ndalin sulmet për t`i dhënë mundësi diplomacisë

Bardhyl Bajrami / RTK

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar sulmet ndaj Iranit për të tretën natë radhazi, me qëllim që t`u japë më shumë kohë negociatave diplomatike.

Ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz, tha se presidenti po lë të hapur mundësinë e dialogut, por theksoi se "të gjitha opsionet mbeten mbi tavolinë". Edhe Irani konfirmoi se ka ndalur përkohësisht sulmet hakmarrëse në rajon, ndërsa bisedimet teknike me Omanin për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit vazhdojnë.

Ndërprerja e përkohshme e luftimeve ka sjellë një reagim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës ra me mbi 9 për qind, duke zbritur nën 90 dollarë për fuçi, pasi javën e kaluar kishte kaluar kufirin e 100 dollarëve. Investitorët mbeten të kujdesshëm, pasi një dështim i negociatave mund të rikthejë pasigurinë për furnizimet globale me energji.

Konflikti, i cili u përshkallëzua pas dështimit të armëpushimit dhe rifillimit të sulmeve në Ngushticën e Hormuzit, vazhdon të mbetet një nga çështjet kryesore të sigurisë ndërkombëtare.

Presidenti Trump pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa SHBA vazhdon të dërgojë përforcime ushtarake në rajon, duke theksuar se është e gatshme për çdo zhvillim të mundshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota