Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri zjarrfikës në Argjentinë
BKT
Foto: La Nacion
Rajoni dhe Bota

Shtatë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri zjarrfikës në Argjentinë

G.K/RTKlive

Shtatë persona humbën jetën pasi një helikopter për shuarjen e zjarreve u rrëzua të mërkurën në provincën perëndimore San Juan të Argjentinës, njoftuan autoritetet lokale.

Helikopteri i tipit Bell 412 përdorej për luftimin e zjarreve pyjore në parkun natyror Ischigualasto të provincës San Juan.

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për aksidentin me helikopter që ndodhi në provincën tonë, ku fatkeqësisht humbën jetën shtatë persona", shkroi në platformën X guvernatori i San Juanit, Marcelo Orrego.

Sipas tij, viktimat përfshijnë zjarrfikës, pjesëtarë të policisë dhe personel të mbrojtjes civile.

Shërbimet e emergjencës bënë të ditur se helikopteri humbi kontaktin me bazën të mërkurën në mëngjes.

Sipas një deklarate zyrtare, ai ishte nisur drejt provincës fqinje La Rioja për të ndihmuar në kontrollin e një zjarri pyjor.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota