Izraeli: Nuk tërhiqemi nga Gaza pa çarmatimin e Hamasit
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli: Nuk tërhiqemi nga Gaza pa çarmatimin e Hamasit

A.B|RTKLive

Një zyrtar i lartë izraelit thotë se trupat e Izraelit nuk do të tërhiqen nga Gaza pa një çarmatim “të vërtetë” të Hamasit.

Mbrëmë, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit, e cila do të pasohej nga tërheqja izraelite nga Gaza.

I pyetur nëse Izraeli e mbështet marrëveshjen, Trump tha se ka një “mirëkuptim” me vendin dhe se “Izraeli është shumë i kënaqur me të”.

Vendimi për ta shpallur marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, pa pritur që Izraeli ta mbështeste publikisht ishte një tjetër shembull i marrëdhënieve të tensionuara mes dy aleatëve, shkruan korrespondenti ynë në Uashington.

Hamasi thotë se dorëzimi i armëve të rënda varet nga përfundimi i “të gjitha formave të agresionit” nga Izraeli dhe tërheqja e tij nga Gaza.

Çarmatimi i Hamasit është pjesë e fazës së dytë të planit për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota