Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari
BKT
Foto| BTA
Rajoni dhe Bota

Aeroplani i parë ushtarak amerikan u ul në bazën ajrore në Bullgari

A.B|RTKLive

Aeroplani i parë cisternë ushtarak amerikan është ulur në bazën ajrore “Bezmer” në Bullgari, raporton BTA duke iu referuar Ministrisë së Mbrojtjes.

Me vendim të Kuvendit Popullor, Shtetet e Bashkuara do të mund të vendosin në këtë bazë gjithsej tetë avionë të tillë për të mbështetur operacionet e tyre në Lindjen e Mesme.

Kryeministri Rumen Radev siguroi se Bullgaria nuk do të marrë pjesë në veprime të drejtpërdrejta luftarake kundër Iranit dhe se avionët cisternë amerikanë do të përdoren për furnizim me karburant në ajër jashtë hapësirës ajrore bullgare, raporton Radio Bullgaria (BNR).


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota