Zjarret në Uashington detyrojnë evakuime, shpallet gjendje e jashtëzakonshm
V.Th / RTKLive
Zjarret që kanë përfshirë më shumë se 250 mijë akra tokë në shtetin amerikan të Uashingtonit kanë detyruar evakuimin e banorëve dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në zonën e Spokane, njoftuan autoritetet.
Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë shtetin dhe vendosi ndalim për ndezjen e zjarreve, raporton BBC.
“Shteti ynë po përballet me një situatë shumë serioze me disa vatra zjarri dhe mendimet tona janë me banorët që po humbin shtëpitë e tyre”, tha Ferguson.
Sipas zyrtarëve, deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo viktima nga zjarret.
Spokane është qyteti i dytë më i populluar në shtetin e Uashingtonit dhe një nga zonat më të prekura nga zjarret që po vazhdojnë të përhapen.























