Ylli i PSG-së nuk heq dorë nga ëndrra për ‘Topin e Artë’
F.B/RTKLive
Khvicha Kvaratskhelia nuk ka hequr dorë nga ëndrra për të fituar çmimin “Topi i Artë” në vitin 2026, pavarësisht se nuk arriti të marrë pjesë në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve të “L’Équipe”, sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shfrytëzuar verën për një program intensiv stërvitor individual, në vend që të ketë një pushim tradicional, me synimin për të qenë në formën më të mirë fizike në fillim të sezonit të ri.
Futbollisti gjeorgjian dëshiron një start të fuqishëm me PSG-në, para se të fillojë procesi i votimit për “Topin e Artë” në fillim të shtatorit. Ai shpreson të përfitojë edhe nga fakti se disa prej rivalëve të tij, përfshirë bashkëlojtarin Ousmane Dembele dhe futbollistët që morën pjesë në Kupën e Botës, mund të kenë nevojë për më shumë kohë për të rikthyer ritmin optimal.
Kvaratskhelia synon të pasojë Dembelen si fitues i çmimit prestigjioz, pasi pati një sezon të shkëlqyer 2025/26, ku u shpall edhe lojtari më i mirë i Ligës së Kampionëve nga UEFA.
Me një fillim të fortë të sezonit të ri, ylli i PSG-së beson se mund të mbetet një nga kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” dhe të shkruajë historinë si një nga futbollistët më të mirë në botë.























