Pesë të vdekur në rajonin e Moskës, ndërsa Ukraina vazhdon sulmet
BKT
Rajoni dhe Bota

Pesë të vdekur në rajonin e Moskës, ndërsa Ukraina vazhdon sulmet

A.B|RTKLive

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi me dron ukrainas ndaj një depoje pranë Moskës gjatë natës së të martës, njoftoi guvernatori i rajonit.

Zyrtari nuk specifikoi objektivin e sulmit, por Ukraina javët e fundit ka kryer sulme ndaj objekteve të kompanisë Wildberries, e njohur shpesh si "Amazoni rus".

Kievi pretendon se këto depo përdoren për furnizimin e ushtrisë ruse, pretendim që Moska e mohon.

Zyrtarët lokalë thanë gjithashtu se gjatë natës u sulmuan depo të Wildberries edhe në rajonet e Shën Petersburgut dhe Tverit.

Ndërkohë, Rusia kreu sulme edhe në disa pjesë të Ukrainës, ku të paktën katër persona u vranë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se gjatë natës ka interceptuar dhe shkatërruar 320 dronë.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se një objekt industrial në Novoselki të Çehovit, rreth 69 kilometra në jug të Kremlinit, u godit nga sulmi, duke shkaktuar zjarr në një depo.

Ai shkroi në Telegram se shtatë nga 10 të plagosurit janë në gjendje të mesme, ndërsa njëri ndodhet në gjendje të rëndë, raporton BBC,


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota