Hungaria zgjedh president, ish-kreun e Gjykatës Supreme, András Bakën
BKT
Foto|AP
Rajoni dhe Bota

Hungaria zgjedh president, ish-kreun e Gjykatës Supreme, András Bakën

A.B|RTKLive

Parlamenti i Hungarisë zgjodhi të martën ish-kryetarin e Gjykatës Supreme, András Bakën, president, në një kohë kur qeveria e re e vendit po çmonton strukturat e pushtetit të lëna pas nga ish-kryeministri Viktor Orbán.

Deputetët e partisë qeverisëse Tisza e zgjodhën Bakën përmes votimit të fshehtë, me 140 vota pro dhe gjashtë kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Partia e djathtë ekstreme e Orbánit, Fidesz, bojkotoi votimin.

Baka pritet të betohet më 19 gusht. Roli i presidentit në Hungari është kryesisht ceremonial, megjithëse presidenti ka të drejtë t’ua kthejë ligjet deputetëve ose t’ia dërgojë ato Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim, raporton AP.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota