Tërmeti në Kolumbi, 180 të vdekur, ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmeti në Kolumbi, 180 të vdekur, ekipet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuarit

A.B/RTKLive

Ekipet e shpëtimit në Kolumbi po punojnë kundër kohës për të nxjerrë të mbijetuarit e bllokuar në ndërtesa dhe nën rrënoja, pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.

Më shumë se 180 persona janë konfirmuar të vdekur, shumica në qytetet Kali dhe Pereira. Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë goditi vendin në orën 07:34 të së hënës dhe u ndje në një zonë të gjerë në pjesën perëndimore të Kolumbisë. Lëkundje të reja janë ndjerë edhe të martën.

Numri zyrtar i viktimave është 181, ndërsa të dhënat e mbledhura nga zyrtarët lokalë sugjerojnë se numri mund të jetë mbi 240. Presidenti Abelardo de la Espriella ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Duke raportuar nga Pereira, një prej qyteteve më të prekura, presidenti tha se rreth 2 mijë e 600 persona janë lënduar dhe afro 200 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Më shumë se 1 mijë e 100 shtëpi janë shkatërruar dhe mbi 8 mijë të tjera janë dëmtuar.

Gjatë natës mes të hënës dhe të martës, shumë banorë në Pereira dhe Kali e kaluan natën jashtë, pasi shtëpitë e tyre ishin shkatërruar ose nga frika e shembjeve të mëtejshme.

Në të gjithë vendin janë shembur edhe dhjetëra ndërtesa të mëdha, rapporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota